Ditën e sotme, aktorja e njohur Olta Gixhari konfirmoi zërat se do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo i ka kaluar muajt e rrezikut dhe tashmë e ka ndarë me botën lajmin e bukur, teksa ndodhet në Spanjë me partnerin e saj.

Olta po jeton pranë njeriut të zemrës që prej fillimit të karantinës dhe asnjëherë nuk ka preferuar të ndajë me publikun detaje për të.

Mirëpo, duke qenë se sot lajmi i pritjes së ëmbël mori dhenë, Olta e bëri zemrën gur dhe ndau foton e parë me babain e ardhshëm të fëmijës së saj.

Si dy zogj të dashuruar, Olta dhe mashkulli misterioz kishin pozuar të përqafuar teksa qëndronin të shtrirë buzë detit.

“Mami dhe babi❤️❤️❤️”-shkruan aktorja krahas pozës së ëmbël të çiftit ku kanë vërshuar komentet e urimit.

Për më tepër, duket se shumë shpejt do të kemi edhe dasmë! Kjo pasi vetë Olta ka ndarë në InstaStory një foto me mikeshat e saj gjatë një dasme, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Dasma të tjera na presin!”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!