Pak pas mbylljes së pròtesës, aktori Ervin Bejleri është shoqëruar nga fòrcat e pòlicisë, është mbajtur për pak orë në rajon dhe më pas është lënë i lirë.
ABC News shkruan se shoqërimi tij ka ardhur për shkàk të oféndimeve që ka bërë ditën e djeshme në drejtim të eféktivëve të polìcisë.
Shoqërimi i tij u dénoncua edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila shprehet se aktorët kanë vendin në skenë dhe jo në bùrg.
“Sapo morëm vesh lajmin që në mbyllje të protestës sonë në sheshin para pedonales Polìcia e Shtetit ka ndaluar aktorin Ervin Bejleri. Sipas mediave, mësohet që kjo gjë ka ndodhur sepse zoti Bejleri është konflìktuar me polìcë ditën e djeshme në përpjekje për të çarë kordonin. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon lirimin e menjëhershëm të zotit Ervin Bejleri. Aktorët e kanë vendin në skenë, jo në bùrg!“, deklaron Aleanca.
ABCNews shkruan se aktori përdori fjalë banale në drejtim të efektìvëve. “Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”, tha aktori /abcnews.al