Pak para mbylljes së protéstës së ditës së djeshme, aktori Ervin Bejleri u shoqërua nga fòrcat e pòlicisë në kòmisariat, për shkàk të oféndimeve në drejtim të eféktivëve të polìcisë.
ABCNews shkruan se aktori përdori fjalë bànale në drejtim të eféktivëve. “Nuk keni shanse brenda, do ju q* rob, b**th q*rat, mes natës si kusarë, a keni fëmijë apo jo. Unë kam ardhur këtu për fëmijën tim, jo për muret dhe tullat”
Shoqërimi i tij u dénoncua edhe nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ndërsa pas disa orësh Bejleri është lënë i lirë.
Pasi përdori gjuhë fyése kundér polìcëve, aktori ka kërkuar falje publike duke u shprehur se nuk e kishte me ta, por me personat që i drejtojnë. Siç shprehet Bejleri, polìcët nuk e lanë të çmallej siç duhet me “shtëpinë” e tij.
“Për ju moshatarët e mi të veshur me unìformë: Jeni te stevitur, jeni të mësuar që ndaj çdo pròvokimi të jeni gjàkftohtë. Por unë fatkéqësisht jo. Sepse sot u sùlmua në mënyrë bàrbare shtëpia ime. Ju ishit në detyrë, por edhe unë isha në shtëpi. E ju nuk më latë ti jepja të paktën lamtumirën që meritonte.
E megjithatë ju FAL . Siç edhe ju kërkoj NDJESË për çdo fyérje ndaj jush. Por nuk ishte për ju po për ata që luajnë me ne. Me ju dhe me mua. Shpresoj sinqerisht që ata që janë fyér të më kuptojnë,”– shkroi Bejleri.