Noizy dhe Stine mesa duket kanë mbledhur forcat bashkë për të sjellë një projekt muzikor.

Edhe pse vijnë nga rryma të ndryshme muzikore, ata kanë vendosur të bashkëpunojnë dhe kjo do të jetë kënga e parë që do të kenë së bashku.

Ka qenë një faqe fansash në Instagram me emrin e reperit të njohur Noizy që ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga kënga e tyre.Stine dhe Noizy bashkojnë forcat - Opinion.al

Tek videoja që ju do të dëgjoni më poshtë është shkruar që bashkëpunimi i Noizy-t dhe Stinet pritet që të vijë shumë shpejt.

Gjithashtu kanë shkruar edhe një pjesë e tekstit të këngës: “Nëse kjo nuk o dashni, atëherë pse menoj për ty, se çdo hap që hedh gjatë ditës mendja është vetëm tek ty”

Ndërkohë që presim që Noizy dhe Stine të lançojnë këngën e tyre, ju mund të shijoni që tani një sekuencë të shkurtër nga projekti i tyre muzikor, i cili me siguri do të jetë shumë interesant.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!