Stresi është një prej reperëve që ka njohur vazhdimisht suksese dhe është renditur shpesh në majat e klasifikimeve falë këngëve të tij shumë të dashura për publikun.
Këtë e ka dëshmuar edhe në klasifikimin e fundit në “Top Award”, ku ka rrémbyer dy vendet e para me dy hite të tij në një klasifikim me 100 artistë.
Në vend të parë është renditur kënga “Loco”, e cila u shndërrua menjëherë në hit dhe në të preferuarën e fansave të tij edhe pse ka vetëm dy muaj që është publikuar duke arritur shifra rekord klikimesh.
Në këtë renditje Stresi ka rrémbyer edhe vendin e dytë me bashkëpunimin e tij me Anxhelo Koçin në këngën “Two Shots”, duke lënë pas artistë të njohur të cilët janë renditur poshtë tij.
Reperi ka qenë mjaft aktiv në muzikë sidomos muaj e fundit gjatë të cilave ka sjellë disa këngë mjaft të suksesshme.
Në protestën e Aleancës për mbrojtjen e Teatrit është parë edhe këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur edhe si Stresi. Ai gjithmonë gjendet pranë Partisë Demokratike në protéstat dhe mbledhjet që realizojnë ndaj dhe sot nuk kishte si të mungonte në protéstën e sotme, që u organizuan këto ditë pas shémbjes së Teatrit Kombëtar.