Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tironës, është liruar nga bùrgu!
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrést me bùrg”, në masën e sigurisë “arrést shtëpie”.
Dosja.al shkruan se Zogu është liruar nga qelia e parabùrgimit prej ditës së djeshme, që pas arréstimit më 24 nëntor 2019, nën akuzat e “Shfrytëzimit të pròstitucionit” dhe “Pròstitucionit”.
Nikaj u arréstua pas përgjimeve që treguan se ishte pjesë e një grupi që sipas pròkurorisë kryente pròstitucion kundrejt pagesës.
Përgjimet e publikuara në media kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës polìcie etj. Pak kohë më parë, Hermesi tregoi se jeta e tij u shkatërrua brenda një nate, ndonëse është i pafajshëm.
“Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrést shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent pénal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume”, shprehej Zogu një muaj pas arréstimit.