Surpriza e Butrint Imerit për fansat e tij gjatë kësaj periudhe karantine dhe izòlimi, është ajo që u duhej të gjithë atyre që e adhurojnë muzikën live.

Këngëtari ka bërë një përmbledhje të hiteve të tij që nga fillimi i karrierës dhe ka risjellë në versionin akustik, disa këngë që janë pritur me shumë emocione nga fansat e tij.

Këtë e ka treguar vetë Butrinti përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar një video duke interpretuar “Prita” për herë të parë edhe pse ishte punuar në fillimet e karrierës së tij.Butrint Imeri Acoustic - LIVE - YouTube

“Faleminderit për krejt komentet e mira që mi keni derguar në kaq pak minuta. Këngët në versionin akustik i keni tashmë në YouTube, gjithashtu edhe këngën “PRITA”, këngë që e këndova ekskluzivisht sonte dhe që është një ndër këngët e mia të para të karrierës. Linkun e gjeni në BIO”, shkruan Butrinti.

Butrinti kishte paralajmëruar më herët se do të sillte diçka të re për fansat e tij dhe supriza nuk mund të ishte më e bukur se kaq!

Ai sjell për herë të parë 13 këngë në versionin akustik, nga “Bella” te “Hajt Hajt”. Për t’i dëgjuar këngët e tij ju duhet të klikoni këtu.Butrint Imeri publikon këngën e re “Prita” - Bota Sot

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!