Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është përplàsur online me drejtorin e televizuonit OraNews, Ylli Ndroqi.
Në një artikull në Webin e televizionit, Ndroqi akùzoi Veliajn se e ka kércénuar të ndalojë lajmet krìtike nëse pasi në të kundërt do t’i hìqen nga punët në Bashki të gjithë të afërmit, miqtë dhe kushërinjtë e tij.
“Shàntazh dhe presìoni i radhës ndaj TV Ora dhe Ora News. Në emër të kryebashkiakut Erion Veliaj, Presidentit të Yldon Media Group z.Ylli Ndroqi i është kërkuar që të ndalojë lajmet që gazetarët bëjnë për kryeqytetin, të cilat shfaqin anën ndryshe nga ajo që propagandohet me materiale të gatshme. Zotit Ndroqit i është kërkuar të ndërhyjë për të ndaluar brenda 24 orëve lajmet që konsiderohen prej Veliajt krìtike dhe nëse kjo nuk do të realizohet do të nisë largimi nga puna i të afërmve, miqve dhe kushërinjve që ka në bashkinë e Tiranës. Me këtë mënyrë duket se kryebashkiaku ka hetuar për të verifikuar mbi rrethin miqësor të z.Ndroqi dhe në këtë mënyrë të ushtrojë presion ndaj Televizionit. Një formë e tillë konsiderohet shàntazh dhe kërkesë që cénon réndë lirinë e medias. Sigurisht edhe një herë z.Ndroqi thekson se nuk do të ndikojë dhe nuk do të ndërhyjë te gazetarët për ti ndaluar të kryejnë detyrën dhe misionin e tyre. Në përgjigje të Veliajt, Presidenti i Yldon Media Group z Ndroqi shprehet: : “Lali Eri, me qetësi se “dashuri” nuk ka pasur ndonjëherë mes nesh. I bëj me dije Lali Erit se nuk kam punësuar njerëz në Bashkinë e Tiranës. Me informacionin që kam marrë ata pak të afërm apo miq të mi që kanë kontratë në Bashkinë e Tiranës, e kanë fituar atë vite më pare. Madje, këtë të drejtë e kanë fituar me meritë mbi 10 apo 15 vite më parë. Lali Eri, ke gjetur rrugën e gabuar dhe njeriun e gabuar për të shàntazhuar dhe për të ndaluar lajmet e gazetarëve. Nuk mund të shàntazhosh media duke hetuar rrethin miqësor dhe duke u hàkmarrë tek të punësuarit që me punën që bëjnë sigurojnë rrogën për të ushqyer fëmijët dhe familjen e tyre. Në media publikohen lajme. Shàntazhi është rruga më e gabuar për të ndaluar të vërtetën. Nëse kërkon të bësh shàntazh merru me mua. Lali Eri, me kércénimet për largimet nga puna votuesit do të kuptojnë se cilin kanë zgjedhur për të drejtuar kryeqytetin.” E sigurisht RTV Ora dhe OraNews do të vazhdojnë ti qëndrojnë besnik shikuesit dhe parimit për të qenë sa më pranë së vërtetës”
Megjithatë, nuk ka munguar as reagimi i kryebashkiakut të Tiranës, i cili një status në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se nuk merret me trafikantë droge me dy emra.
“Kush më njeh, e di si dritë e diellit që tràfikantët e kaubojsat as i honeps, as i qas, e aq më pak, as më vënë dot gjobë. Kjo vlen për të gjithë, edhe për ata me dy emra që vënë gjòba me maska ekranesh. Ta harrojnë! Jam zgjedhur nga shumica e popullit & u shërbej veç atyre!”– shkruan Veliaj në Twitter.
Mes këtij débati është futur edhe zv/kryeministri Erion Braçe, i cili ka ripostuar reagimin e Veliajt, si për të treguar që i jep të drejtë kryebashkiakut në këtë debat.
“Nese media kthehet ne pùshke, pùshka drejtohet per gjòbe, E VERTETA eshte ajo qe vrìtet! Media pa te verteten eshte nje kanace, kurre pushtet i lire e i pavarur!”- shkruan Braçe mbi postim./Gazeta Reforma