Reperi Mozzik është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas deklaratave të tij se nuk do të kthehet më me Loredanën.

Gjatë një interviste për “Prive” ku i është përgjigjur pyetjeve nga fansat, Mozzik ka treguar edhe një herë se për momentin nuk ka të dashur dhe vazhdon të jetë single.

Reperi ka mohuar gjithashtu edhe kuriozitetin e fansave lidhur me Hanën duke treguar se e ka gati një këngë për të që pritet të dalë shumë shpejt.

Ndërsa lidhur me vëllain e tij Getinjon, fansat e kanë pyetur nëse zìhet shpesh dhe për çfarë arsyesh.

Ai thotë se nuk zìhet shpesh me të, por në rastet kur ndodh janë gjëra mes vëllezërish.

Në kutinë e pyetjeve për Mozzik nuk kishte asnjë pyetje për Loredanën, për të cilën në fakt ai u shpreh qartë gjatë intervistës së fundit se nuk do të ketë kthim mbrapa.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!