Të gjithëve na ka tërhequr vëemdjen qoftë edhe një herë të vetme jeta e shtrenjtë e këngëtares Morena Taraku.

Në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë foto e video nga shtëpia luksoze, veshjet, çantat e këpucët e firmave të ndryshme më të njohura e të tjera si këto.

Morena e tregon gjatë gjithë kohës se është “rich girl”, madje një palë pizhame të sajat kushtojnë sa qimet e kokës!

Ka qenë faqja “What they wearin” në Instagram që ka zbuluar çmimin e pizhameve të Morenës në njërën prej fotove të saj të fundit.

Kostumi i saj i gjumit “Louis Vuitton” ka kushtuar plot 2790 euro!

Vetëm këmisha kushton 1,470€, ndërsa tutat 1,320€.

Një blerje goxha e shtrenjtë kur mendon që s’do të shkosh gjëkundi, veçse do flesh gjumë me to!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!