Mjekët e repartit të epidemiologjisë në qytetin e Durrësit kanë dalë në pròtestë në mungesë të shpërblimit që iu premtua nga qeveria për përballjen me koronavìrusin.
Ata kërkojnë pagesën për punën e kryer edhe të shtunave dhe të dielave, pasi gjatë 3 muajve të fundit nuk kanë marrë asnjë ditë pushimi.
Kryetari i Konfederatës së mjekëve në qytetin e Durrësit, Zija Alhysa tha për ABC News se urdhrat e ministres dhe të qeverisë nuk zbatohen për më tepër nga ana e drejtuesve të drejtorisë së Spìtalit të Durrësit ka përgjigje me arrògancë dhe nuk ka transparencë.
“Kemi urdhrin e ministres dhe të qeverisë të cilat nuk zbatohen fare. Deri tan i asnjë person nuk ka marrë asnjë shpërblim të premtuar. Kemi bërë nga 60 orë në javë dhe asgjë s’kemi marrë. Ky është muaji i tretë që punojmë në këtë situatë, dhe kanë marrë vetëm miqtë e drejtoreshës. Ne kishim lajmëruar për protéstë por personeli ka frìkë dhe kanë presìon se i pushojnë nga puna. Edhe shefi i epidemiologjisë nuk ka dalë këtu se i bëjnë presìon. Ne kemi lënë afat për 3 ditë që të na japin përgjigje dhe më pas do ndërpresim punën, nuk kemi ku shkojmë tjetër”, tha Alhysa.
Duke akùzuar drejtoreshën e spìtalit znj. Aurora Hyka, Alhysa tha se qeveria e ka alokuar fondin por po kéqmenaxhohet nga institucionet.
“Kemi kërkuar transparencë dhe na janë përgjigjur me arrògancë dhe mospërfillje. Unë e di detyrën time, kur ka situatë epidemie dhe vatra inféksioni duhet të jemi në krye edhe pa qenë drejtoresha fare por drejtoresha e ka ç’organizuar punën” deklaroi ai.