Datat e provimeve të maturës 2020 janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe tashmë maturantët kanë nisur përgatitjet.

Provimi për gjuhën e huaj do të jepet në datë 8 qershor 2020. Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë në datë 11 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 15 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 18 qershor.

Provimet e maturës 2020 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë. Matura Shtetërore 2020, Rezana Vrapi mbi procesin e administrimit ...

Ditën e sotme Ministra e Shëndetësisë ka bërë me dije masat dhe u bën apel që të mos thyejnë rregullat, përndryshe do të pénalizohen me 1 vit.

“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore. Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të pénalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, tha në një video Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Rezana Vrapi.“Maturantët kthehen në shkollë në 18 maj”/ Shahini: Vendimi, që të përgatiten më mirë për provimin final

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!