Ditën e sotme, Elon Musk dha lajmin e bukur se është bërë sërish baba, duke ndarë në Twitter fotot e para të djalit të tij të porsalindur.

Musk shfaqej duke mbajtur foshnjën në krah, ndërsa ishte në spital ndërsa në një foto tjetër vogëlushi shfaqej i shtrirë në shtrat, me disa emoji tatuazhesh.

Të gjithë u bënë kuriozë për emrin e të voglit dhe njerëzit filluan të sugjeronin emra planetesh apo tinguj të ngjashëm me të satelitëve.

Megjithëse këto sugjerime ishin me humor, në fakt CEO i Tesla-s e paska bërë vërtet diçka të tillë!

I pyetur në Twitter për emrin e të voglit, ai shkroi X Æ A-12.

Dikush mori mundimin të gjejë kuptimin e X Æ A-12, i cili në fakt rezultoi një emër shumë i veçantë.Elon Musk is selling 'almost all' belongings, Tesla stock 'too ...

Sipas ndjekësit, Æ nga alfabeti i vendeve të Skandinavisë shqiptohet Ash, ndërsa A-12 i referohet një aeroplani të CIA, kod për Archangel. X mbetet ende një ekuacion i pazgjidhur!

Postimin e tij Musk e ka pëlqyer, duke dhënë kështu një konfirmim për emrin e të voglit.

CEO i Tesla-s është babai i pesë djemve nga martesa e tij e mëparshme. Në mënyrë tragjike, Musk hùmbi fëmijën e tij të parë Nevada në vitin 2002 në moshën kur ishte vetëm 10 javëshe.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!