Në një komunikim të drejtpërdrejtë në Facebook, kryeministri  ka bërë të ditur lehtësimet e reja të masave në vendin tonë.

Ai u shpreh se numrat e larta të rasteve të reja janë regjistruar si shkak i rritjes së ekspozimit pas lehtësimit të masave, por gjithsesi mbetet problem.

Ai u shpreh se në zonat e kuqe do ketë kufizime dhe nuk e përjashtoi mundësinë që një zonë e gjelbër të bëhej e kuqe, nëse rastet me Covid-19 rriten.

Kryeministri tha se nga e hëna vendi ynë do hapet pothuajse totalisht, me përjashtim të disa aktiviteteve që paraqesin rrezikshmëri të lartë.

Karegoritë që do vijojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një lajmërim të dytë janë: transporti publik, palestrat, qëndrat sportive të mbyllura, teatrot, klubet e natës, kinematë.

Pavarësisht kësaj, kryeministri kërkon që qytetarët të respektojnë masat kundër koronavirusit dhe të tregohen të ndërgjegjshëm, pasi situata mund të përkeqësohet.

“Vetëm Shqipëria kështu, vetëm Shqipëria ashtu. Ne nga e hëna, përveç transportit publik, aktitvitet sportive në mjedise të mbyllura, nuk do kemi asgjë tjetër mbyllur. Hiq transportin publik, me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq palestra, qëndra sportive, teatro, klube nate, kinnema, gjithçka tjetër do jetë e hapur. Ekspozimi do të jetë shumë i madh.”- u shpreh ai.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!