Majlinda Bregu feston ditëlindjen sot më 19 maj.

Ish-ministrja mbush plot 46 vjeçe dhe na duhet të themi se është në super formë për vitet që ka!disa foto nga surprizat që ka marrë nga miqtë e saj, që e kanë befasuar.

Lule gjithandej kanë mbushur dhomën e saj të ndenjes, por më të veçantat, që janë edhe për çmim Oscar, janë këto speca në formën e një buqete që ia zbukuruan ditën.

Bregu ka publikuar sot edhe një foto nga fëmijëria e saj, ku shfaqet duke qeshur ndërsa jep mesazhin: “Ka gjithmonë një arsye për të buzëqesh…😊”.

Ajo shfaqet gjithnjë e kuruar në daljet e saj publike, por ka dhe nga ato raste kur fotot e saj pa makijazh në rrjetet sociale na mahnitin më shumë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!