Ashtu sikurse ishte parashikuar, qeveria ka miratuar sot listën për familjet e démtuara nga térmeti i 26 nëntorit që do të përfitojnë banesë të re, ku bëjnë pjesë të gjitha familjet që kanë hùmbur të afërm nga térmeti tràgjik i vitit të shkuar.
Lista ku bëjnë pjesë 22 familje, është miratuar nga ministri i Bujqësisë, më 12 dhjetor 2019, si drejtues qendror i opéracionit për menaxhimin e fatkéqësisë natyrore.
“Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore, përkatësisht sipas vendndodhjes së apartamenteve, të marrin masa për përballimin e shpenzimeve për dhurimin e tyre, përfshirë shpenzimet procedurale, të mobilimit dhe të pajisjeve elektroshtëpiake për këto apartamente nga fondi publik i banesave sociale dhe /ose fondi përkatës i buxhetit të shtetit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare”, shtohet në vendim.
Térmeti i 26 nëntorit u mori jetën 51 viktimave, plàgosi qindra persona dhe la të pastrehë mijëra të tjerë.
Më 17 shkurt u zhvillua Konferenca e Donatorëve, ku u mblodhën 1 milardë e 150 milion euro, për të ndihmuar në rindërtimin e banesave të shkàtërruara. /gazetareforma