Ndahet nga jeta në moshën 18 vjeçare Dorian Tahirllari, futbollisti të rinjve të Skënderbeut.
18 vjeçari nga fshati Dvoran i Korçës, një djalë i talentuar me një ëndërr të madhe për tu bërë një futbollist me emër, u diagnostikua me tùmor malinj, rreth dy vite më parë.
Dorian Tahirllari në shtator të vitit 2018 zbuloi sëmùndjen e tij për të cilën i’u desh të bënte kontrolle dhe një operacíon për të hequr masën tùmoriale.
Vetëm pak kohë më vonë mjekët i zbulojnë një zhvillim të tùmorit në stomak dhe shtyllën kurrizore, shkruan CNA.al.
Pas kësaj nisi dhe kalvari i gjatë i vùajtjes për të riun. Përveç sëmundjes, familjes së tij i duhej të përballej edhe me pamundësinë për t’i siguruar 18 vjeçarit të gjitha trajtimet e nevojshme.
Doriani ëndërronte të kthehej aty ku nisi ëndrrën, në fushën e sporti. Ai shpresonte se një ditë do të bëhej mirë dhe ëndrra e tij të vazhdonte, por siç duket kjo ëndërr mbeti përgjysmë.