Më 9 mars vendi ynë do zgjohej me dy të inféktuar dhe deri tani janë 856 të infektuar, 31 vìktima dhe 627 persona të shëruar.
Mirëpo, situata duket se po shkon drejt përmirësimit pasi prej javësh kurba ka qenë në rënie, teksa ka nisur edhe hapja graduale e vendit.
News 24 raporton se tashmë jemi në nivelet më të ulëta të sémundjes sepse rënia e kurbës tregon që jemi drejt shuarjes koronavìrusit.
Aktualisht të shtruar në dy spìtalet Covid janë 29 pacientë dhe fatmirësisht nuk është asnjëri prej tyre në gjendje të intubuar.
Ministria ka paralajmëruar se vendi ynë ka aktualisht 2 spìtale Covid, Inféktivi dhe spìtali “Shefqet Ndroqi”, teksa Manastirliu tha disa ditë më parë po punohet për kthimin e ish-Kìrurgjisë së QSUT në Covid 3, sepse sipas saj rreziku s’ka kaluar ende dhe vìrusi mund të rikthehet në pranverë.
Mirëpo, përqëndrimi i vëmendjes te pandemia dhe paralìzimi i sistemit spìtalor, ku momentalisht realizohen vetëm urgjéncat, ka rénduar gjendjen e të sémurëve kronìkë.
“Jemi në nivelin më të ulët të sémundjes në këto dy muaj. Pra, është i ngjashëm me 18 mars, kur kurba filloi të rritej. Tani kurba po bie dhe kjo do të thotë se jemi drejt shuarjes. Këtë mendojnë mjekët, që ditët e fundit kanë pritur shumë pak urgjénca, në raport me daljet nga spìtali. Prej dy muajsh ndodhet gjithë sistemi spìtalor i paralìzuar, ku realizohen vetëm urgjéncat. Kjo po réndon te të sémurët e tjerë kronìkë ose jo, por që presin prej dy muajsh operacìonin dhe sémundja e tyre mund të ketë avancuar, si dhe gjendja e tyre shëndetësore. Kemi 4 mijë operacìone më pak të mos kryera këto dy muaj”, raportoi gazetari Erion Skëndaj.
Nga momenti në moment pritet edhe përditësimii të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me të dhënat e fundit nga Covid-19 në Shqipëri. /GazetaReforma