Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit të koronavìrusit, duke njoftuar se kanë rezultuar pozitivë 12 persona. Numri total i të inféktuarve në Shqipëri ka shkuar në 868, ku rastet e reja pozitive janë konfirmuar në bashkitë e Tiranës, Krujës, Kamzës dhe Fierit.

Deklarata e plotë e Gentiana Qirjako, nga Instituti i Shëndetit Publik:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbështetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshùar si të prékur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Shpërndarja e të prékurve me COVID19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spìtale. Aktualisht në dy spìtalet COVID, në spìtalin inféktiv dhe spìtalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz.Brenda infektivit persona që nuk kanë lidhje me koronavirusin, ja ...

Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spìtalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash.
Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.Hapet urgjenca e re e infektivit në QSUT, Manastirliu ...

Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare. Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sémundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjéncës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ànkthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40. COVID-19 – Statistika (10 Maj 2020)/ Teste të kryera 10438/ Raste pozitive 868/ Raste të shëruara 650/ Raste Aktive 187/ Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!