Për të na i lehtësuar paksa ditët në izolim, këngëtari Alban Skënderaj ka sonte një surprizë të bukur për publikun shqiptar.
Ai do të na shoqërojë me tingujt e muzikës së tij, duke kënduar live nga oborri i shtëpisë.
“Vetëm me një kitare por me shumë zemër”, siç thotë këngëtari, performanca e tij do të transmetohet live në Facebook në faqen e tij, si dhe në faqen “European Union in Albania“.
Recitali do të nisë në orën 19:00 me rastin e Ditës së Europës, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.
“Te shtunen, me date 9 maj, ora 19:00 per “Diten e Europes“ ne bashkepunim me Delegacionin e Bashkimit Europian ne Shqiperi do kem kenaqesine te kendoj per ju LIVE nga oborri i shtepise time. Do jem vetem me nje kitare por me shume zemer, pasion e dashuri per ju. Te festojme, kujtojme dhe ngreme lart vlerat europiane qe na bashkojne! Do te trasmetohet ne faqen facebook “European Union in Albania“ dhe gjithashtu ne faqen time. 🇪🇺🇪🇺🇪🇺 @euinalbania”- ka njoftuar Albani më herët.
Jo vetëm Alban Skënderaj me recitalin në oborr, por edhe këngëtari Ylli Limani e ka një surprizë sonte për publikun shqiptar.
Këngëtari shumë i preferuar nga gjinia femërore do të performojë sonte nga shtëpia e tij. Siç ka njoftuar edhe më herët, “koncerti” do të transmetohet live në faqen zyrtare të “Vodafone Albania” në Instagram.
Performanca do të nisë në orën 21:00 dhe Ylli do të këndojë hitet e tij më të famshme, ndaj merrni një shami dhe përgatituni emocionalisht për sonte!
Jemi të bindur që s’do të donit ta humbnit këtë koncert nga shtëpia! Bashkë me këngëtarin do të performojë edhe Kida, për t’i dhënë akoma më shumë ritëm mbrëmjes tonë në karantinë.