Rezart Veleshnja është në një romancë të re dhe këtë e ka pranuar vetë aktori i njohur i humorit.

I ftuar në “E Diell”, ai u pròvokua nga gazetari Ervin Kurti i cili u shpreh se e di kush është partnerja e Rezartit.

“Emrin nuk do ta them, por do zbuloj diçka nga pamja e saj. Është bjonde”, tha Ervini.

Kjo gjë e habiti aktorin e njohur të “Portokallisë”, i cili më pas e konfirmoi romancën e re.

“Përfundimisht ky është agjent i CIA-s. E di sa sekret e kam mbajtur dhe ti arrite deri këtu. Bravo të qoftë!”, i tha Rezarti Ervinit.

Ai shpesh publikon në Instagram foto ‘enigmatike’ megjithatë, asnjëherë nuk ka dëshiruar të flasë publikisht për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Në tetor të 2019-s aktori publikoi edhe një foto romantike me dy duar të bashkuara në makinë, duke na lënë të besojmë se po, është i lidhur.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!