Këngëtari i njohur shqiptar Albi Xhepa ka reaguar kundër rregullave të qeverisë për ndalimin e koncerteve dhe mbledhjeve publike për shkàk të pandemisë!

Në një postim të fundit në Instagram, ai i shprehet se prej datës 1 qershor është i hapur për koncerte për këdo që dëshiron ta ftojë.

Albi shprehet se nëse mbahen pròtesta këtë javë, askush nuk mund të ndalojë koncertet, që praktikisht është e njëjta gjë!albi xhepa Archives - Indeksonline.net

“Prej datës 1 Qershor unë Albi Xhepa pranoj çdo ftesë për mbrëmje muzikore. Kush janë ata me u mbledh e ne jo? Boll mo se plàsëm”, shkruan këngëtari në postimin e bërë.

Albi ka qenë pjesë e The Voice of Albania dhe ashtu si shumë këngëtarë të tjerë, fiton jetesën nga mbrëmjet live në lokalet e natës! Deri më tani, qeveria nuk i ka lejuar lokalet e natës të ushtrojnë veprimtarinë e tyre. Ambiente të mbyllura si palestra, qendra sportive, teatro, kinema e klube nate apo lokale lodrash për fëmijë vijojnë të jenë mbyllur nga frika e pandemisë!

Këngëtarët janë shprehur se ndalimi i koncerteve apo dasmave për shkàk të masave ndaj koronavìrusit, ka një kosto të madhe ekonomike për ta. Labinot Tahiri ka qenë ndër të parët që ka reaguar për këtë pjesë!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!