Një ndër marrëdhëniet më të komentuara në showbiz është padyshim ajo e Stresit dhe Keisit, e cila gjithmonë ka patur ulje-ngritje.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Keisi ka lënë të nënkuptohej se ajo dhe reperi i njohur nuk janë më bashkë.

“Nëse tràdhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tràdhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, ka qenë kjo shprehja që ajo ka ndàrë në InstaStory duke i lënë të gjithë të mendojnë se në fakt ndàrja ka ardhur për shkàk të tràdhtisë.

Më pas Keisi ka realizuar një intervistë me ndjékësit e saj në Instagram dhe është pyetur nëse do vijë në Shqipëri, por ajo është përgjigjur në mënyrë të prerë që jo.

“Nuk kam çfarë bëj në Shqipëri”, shkruajti Keisi, e cila prej kohësh po jeton në Kanada.

Ndër të tjera ata nuk ndiqen as në Instagram.

Një tjetër dyshim ishte edhe nje shkrim i një prej fansave që i thoshte: “Ki parasysh diçka. Nuk je vetëm, na ke neve”, dhe pikërisht për këtë ajo tha se ndihej shumë me fat.

Pra kjo tregonte se edhe pse është vetëm fansat e mbështesin që të mos ndihet e tillë. Nuk mungojnë as komentet shumë pozitive për të.

Nuk e dimë ta themi me siguri nëse kjo është një ndarje përfundimtare mes tyre apo një krizë momentale mes çiftit të njohur.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!