Emri i reperes shqiptare, Melinda Ademi, lakohet shpesh në media dhe në të shumtën e rasteve ajo bëhet pjesë e shérreve me “konkurrentet” e saj në muzikë, si Tayna, Rina Balaj etj.

Përveç vajzave që i bëjnë dìss-e njëra-tjetrës, duket se disa persona janë “kundër” Melindës.

Madje, disa prej tyre siç thotë Melinda, kanë arritur deri në atë pikë sa blejnë dìsslike për këngët e saj në Youtube.Melinda Ademi

Pavarësisht kësaj, reperja premton se s’do të ndalet kurrë. Për më tepër, ajo shprehet se njerëzit trémben prej suksesit të saj, ndaj mundohen ta ndalin.

“Faleminderit që po mireni kaq shumë me mu, e që po shpenzoni para tu m’ble dìsslikes në Youtube. E di që po tuteni prej meje, po s’keni faj se edhe unë isha tut. Po unë s’kam m’u nal kurrë, jam krenare për suksesin tem edhe me fansat e mi, e ju hejterat gjith keni me u tut prej meje. Kënga e re vjen së shpejti.”- shkruan Melinda në postimin e saj.

Megjithatë, ajo nuk ka lënë të kuptohet nëse e ka me ndonjë person në veçanti, duke na lënë kuriozë me deklaratën e saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!