Vetëm para pak minutash Kryeministri Edi Rama njoftoi planin e rihapjes dhe bëri me dije se nga data 18 maj do të hapen baret dhe restorantet, por ende nuk ka dhënë një datë zyrtare se kur do të hapen klubet e natës.

Duke qenë se ato mbledhin një grumbull të madh njerëzish, ndoshta duhet të presim edhe pak.

Por ndërkohë që presim, është prezantuar një kostum revolucionar që mendohet se është e përshtatshme për të frekuentuar sërish jetën e natës.

Ky kostum që është krijuar në studion e quajtur “Production Club” në Los Angeles, me qendër në Spanjë duket si zgjidhja perfekte për të qenë të sigurt dhe të parandalojmë koronavìrusin teksa festojmë me shoqërinë në klubet e natës.

Tek kostumi është instaluar edhe një sistem furnizimi me pije, bokse të integruara, mundësinë për të përdorur smartphon-in, kamera sigurie dhe një helmetë për të marrë frymë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!