Moderatorja e njohur Jonida Vokshi është në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël.

Ajo dhe Besnik Krapi do të bëhen prindër për herë të parë dhe i ndajnë vetëm pak ditë nga ardhja në jetë e bebushit.

Çifti është në pritje të një vajze dhe Jonida ka treguar vazhdimisht në rrjete sociale se po e shijon në maksimum pritjen e ëmbël.

Madje, sot ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duket shumë ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

Moderatorja ka pozuar me dorën vendosur mbi barkun e saj, i cili është fryrë goxha shumë.

Shtatzënia i ka dhënë hijeshi Jonidës, e cila po e pret me padurim të voglën e saj.

Ajo dhe Besniku e kanë gjetur një emër për vajzën, megjithatë preferojnë të mos e tregojnë derisa ajo të vijë në jetë.

Çifti tregoi se gjetja e emrit kishte qenë fare e thjeshtë; teksa shikonin një film së bashku kishin dëgjuar një emër që i kishte goditur njëkohësisht.

Kështu, e kuptuan që ai ishte emri që duhet t’i vinin vajzës së tyre, i shkurtër dhe i thjeshtë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!