Dafina Zeqiri ka menduar sesi të na i bëjë më pak të mërzitshme karantinën.

Për të na i lehtësuar paksa ditët në izòlim, këngëtarja e famshme ka sonte një surprizë të bukur për publikun shqiptar.

Dafina do të na shoqërojë sonte me tingujt e muzikës së saj, duke kënduar live nga shtëpia.

Këngëtarja do vijë e shoqëruar nga Arlind Haxha me kitarë. Koncerti i Dafinës është pjesë e aktiviteteve për Ditën e Europës 2020 në Kosovë.

“Dafina si asnjëherë më parë”, ka shkruar faqja zyrtare “Europe House Kosovo”

Këngëtarja do të performojë nga ora 19:00 dhe ky koncert vjen pak ditë pas koncertit që e mbajti Alban Skënderaj. Prandaj bëhuni gati dhe ju nga shtëpia për të kërcyer dhe për të shijuar performancën e Dafinës.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!