Nga krijuesit e “Brazil Avenue” vjen një tjetër sukses ndërkombëtar brazilian në Tv Klan. “Rregullat e lojës” provon se vetëm një vijë shumë e hollë ndàn çfarë është e drejtë dhe çfarë është gabim. E mira dhe e keqja konsiderohen shpesh çështje pikëpamjeje.

Ti duhet të dish rregullat e lojës, ose do të mbetesh “péng” i saj! Me aktoren e famshme Giovanna Antonelli (“Një mundësi e dytë” dhe “Kloni”) nga data 25 Maj vjen premierë ekskluzive në ekranin më të madh shqiptar.

Romero, është një hero në sytë e njerëzve, por në të vërtetë ai është pjesë e një organizate krìminale. E dashura e tij, Atena (Giovanna Antonelli), është një grua që nuk hùmbet asnjë shans për ta rivalizuar dhe përfituar prej tij. Juliano, një ish-i bùrgosur pa të drejtë që kërkon të marrë hàk për babain e tij. Një trekëndësh dashurie ku Toia duhet të bëjë një zgjedhje…

Zbuloni serialin e ri në Tv Klan - Tv Klan

Episodi i parë i “Rregullat e lojës” ishte programi më i ndjékur në televizionet braziliane me një mesatare 8,013,730 shikues / minutë duke konkuruar rreth 15 programe të tjera në Prime-Time.

Kandidate në “International Emmy Award” në kategorinë si telenovela më e mirë e vitit dhe aktori më i mirë për Alexandre Nero. Fitues në çmimet vjetore braziliane aktori më i mirë: Alexandre Nero dhe aktorja më e mirë Giovanna Antonelli.

“Rregullat e lojës” do të transmetohet premierë ekskluzive nga data 25 Maj, pas përfundimit të serialit Laila, çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 14:30 në ekranin e Tv Klan.

https://www.facebook.com/serialetvklan/videos/1423982001120129

 

https://www.facebook.com/serialetvklan/videos/1423982001120129

Atena/Francineide

Aktore: Giovanna Antonelli

Një grua pa moral dhe një “e mbijetuar” nga mjérimi i periferive të Brazilit. E pagëzuar me emrin Francineide dos Santos, Atena është një màshtuese që klonon karta krediti dhe falsìfikon firmat nëpër çeqe. Aftësia e saj për të vjédhur para, është e njëjtë me atë për t’i shpenzuar ato pa kontroll. Shumë ironike dhe e mësuar me një jetë super të pasur. Ajo di të përdorë sharmin dhe joshjen për të arritur gjithçka që do… përfshirë edhe meshkujt.

Romero Rômulo

Aktor: Alexandre Nero

Një burrë me disa fytyra. Ish-këshilltar, ai është i njohur si mbrojtës i të drejtave të të bùrgosurve. Karìzmatik, alturist dhe i vendosur në idealet e tij, ai njihet si një hero i qytetit. Shumë shpejt mësohet se ai është shumë fals dhe që mbron interesat e tij të pista. Romero është shumë ambicioz që përdor shàntazhet për të marrë atë që do, duke përfshirë edhe dashurinë e nënës së tij.

Tóia/Maria Vitória Noronha

Aktore: Vanessa Giácomo

Një vajzë irrìtuese me një personalitet të fortë. Ajo bën àrmiq dhe miq shumë lehtë. I dashuron festat dhe pëlqen shumë flirtet. Por zemra e saj është “e zënë”. Toia është e dashuruar me boksierin Juliano që në adoleshencë, me të cilin do të martohej në momentin që ai bùrgoset për tràfikim lëndësh nàrkotike. Gjithsesi Toia nuk dyshoi kurrë në fajësinë e tij. Një vajzë e fortë dhe shumë punëtore, ajo do të përpiqet shumë të mbrojë nënën dhe të fejuarin e saj.

Juliano

Aktor: Cauã Reymond

I fortë, i drejtë dhe kokëfortë më një zemër të madhe. Ai është rritur që fëmijë me Toian në shtëpinë e nënës së tij adoptuese Djanira, ish-gruaja e babait të tij Zé Maria. Që i vogël është rritur i persekutuar nga paragjykimi si djali i një krìmineli dhe prandaj ishte gjithmonë nën vëzhgimin e policisë. Pas arrestimit të tij, Juliano përbuzet nga komuniteti ku ai jeton.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!