Ditën e sotme Polícia e Shtetit dhe qeveria kanë bërë një lëmsh të vërtetë lidhur me lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Fillimisht, ministrja Manastirliu dhe Rama lajmëruan në rrjetet sociale se kjo fundjavë do të jetë pa kufizime.

Më pas, Polícia e Shtetit në një njoftim për mediat bëri me dije se të dielën, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve.

Mirëpo, duket se Polícia e Shtetit ka “ndërruar” mendje, pasi në një njoftim të dytë ka sqaruar se ditën e nesërme se qytetarët mund të lëvizim me makina brenda qyteteve.

Sipas uniformave blu, gjatë kësaj të diele do të lejohet lëvizja e makinave, por jo hyrje-dalja në zonat e kuqe.

Polícia e Shtetit

Polícia e Shtetit, duke rivleresuar komunikimin me Ministrine e Shendetesise në lidhje me Udhezimin per ditën e diel, 31 maj, pa makina, informon edhe njehere qytetaret se nuk do te kete ndalim te qarkullimit te automjeteve brenda qyteteve as ditën e diel. Polícia do te përqendrohet vetëm ne ndalimin e lëvizjes mes zonave, qe edhe nesër do te jene zona te kuqe.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!