Misioni i mjekëve shqiptarë në Itali nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Një natë përpara se të niseshin në Shqipëri, ata u dénoncuan nga pronari i hotelit në Brescia.

Më pas erdhi polìcia dhe gjòbiti me 500 euro disa prej tyre, ndërsa dy mjekë u proceduan pénalisht për debatin me polìcët.

Në një intervistë për “Abcnews”, infermierja Linda Hasa, e cila ishte pjesë e ekipit, ka rréfyer versionin e saj të historisë.

Sipas saj, festa në hotel u organizua nga eprorët e spìtalit civil, të cilët kishin përgatitur edhe një koktejl.

Më pas tregon infermierja, kur mbërritën në hotel, një pjesë fjeti gjumë, ndërsa një grup qëndruan edhe pak bashkë, por nuk u përdorën pije alkòòlike.

“Nata jonë në hotel ishte shumë e bukur sepse na bënë ftesë eprorët e spìtalit civil për të na falënderuar. Aty na kishin përgatitur edhe një koktejl, na falënderuan. Mbaroi dhe shkuam në hotel. Morëm darkën. Më pas një grup çunash ishin miqësuar shumë. Nuk është përdorur pije alkòòlike në hotel. Koktejin e kemi bërë në spìtal”, tha ajo.

Shkak për festën është bërë rezultati negativ i tamponëve të grupit të infermierëve dhe mjekëve.

“Nuk mund ta quajmë incìdent ishte një takim mes miqsh. Ishte nata e fundit dhe ishin të gjithë të gëzuar. Ishim të gëzuar se dolëm edhe negativë me tamponin”, tha Hasa.

Më tej infermierja shtoi, se ata kanë kënuar këngën “Ku ka si Shqipëria ime” para spìtalit civil, ndërsa sërish kanë kënduar në hotel.

Ajo shprehet se mund të jetë ngritur pak zëri, por nuk dëgjohej shumë.

“Kjo është e drejtë se ora ishte pak vonë, 11:00. Dhe kemi kënduar. Kënduam edhe para spìtalit civil, këngën “ku ka si Shqipëria ime”. Edhe aty mund të kemi kënduar një këngë më shumë. Mund ta kenë ngritur zërin, por nuk dëgjohej shumë. Është thënë që me veprimin që u bë se u këndua, atyre 9 personave u është thënë se mund të gjòbiteni, por nuk është vënë gjòbë. Ulërima nuk kishte. Nuk më vjen keq se është folur keq nga gazetarët. Nga personeli jemi lavdëruar. Festa ka qenë në spìtal, dhe nuk ka pasur në hotel”, përfundon infemrierja.

Ndërkohë pronari i hotelit në Brescia në një intervistë për “Panorama” është shprehur se kishte marrë disa herë ankesa nga klientët e hotelit për zhurmë, ndërsa kishte edhe filmime, ku shqiptarët hidhnin sende nga ballkoni.

Gjithashtu ai tha se në dhomat ku qëndronin infermierët shqiptarë është gjetur edhe alkòòl./Gazeta Reforma

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!