Tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë janë pézulluar nga puna deri në korrik për shkak se janë kapur duke ngrënë kroasant në orarin e punës.

Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë ka dénoncuar këtë vendim duke e quajtur një turp të madh pasi sipas tyre në asnjë vend të botës nuk është e ndaluar të konsumosh diçka gjatë shërbimit.

Sipas njoftimit, në këto ditë pandemie po bëhen kontrolle të qéllimshme për të pénalizuar infermierët.Rasti i dyshuar me koronavirus në QSUT, flet drejtori i spitalit ...

Njoftimi i plotë i Shoqatës së Infermierëve:

“Skàndal në QSUT, pézullohen tre infermierë të shërbimit të Neurokirurgjisë pasi gjatë kontrollit në orarin e punës u kapën duke ngrënë molto. Ju është komunikuar që deri në korrik janë të pezulluar nga puna. A nuk është turp që jo vetëm nuk zbatohet asnjë protokoll pune për infermierët as orari i pushimit, as orët shtesë, as ditët e festave apo fundjavat.

E për më tepër në këto ditë pandemie që po punojnë pa orar bëhen kontrolle të qéllimshme për të pénalizuar infermierët. Po në cilin vend të botës është e ndaluar të konsumosh diçka për të ngrënë gjatë punës (pasi në 8 orë punë çdokush ka nevojë për një pushim të vogël për të konsumuar diçka (ujë, kafe ose ushqim). A ka ngelur më gjë tjetër pa ju bërë infermierëve të Shqipërisë e sidomos infermierëve të QSUT.

Turp i madh për këdo që ka dhënë urdhër për të tilla kontrolle me tendencë dhe për të tilla masa ndaj infermierëve që sot më shumë se kurrë duhen vlerësuar e jo shtypur”.Takimi me mjekun në QSUT, qytetarët do ta vendosin vetë orën ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!