Pas një periudhe të gjatë i izoluar në shtëpi dhe duke kaluar stresin që e gjithë bota po përjeton për shkak të emergjencës Covid-19, reperi Majk ka menduar të sjellë një projekt të ri.

Kënga e tij e re do t’i dedikohet pikërisht këtyre ditëve të vështira me të cilat secili prej nesh është përballur.

Kënga do të titullohet “Dynja” dhe vetë reperi ka treguar se frymëzimin për këtë projekt e ka marrë nga karantina.Majk

Majk ka njoftuar ndjekësit se projekti i ri do të lançohet ditën e nesërme në orën 18:00.

“I motivuar nga karantina e kom bo nje këngë kto dite qe po e lansoj NESER per ju … ora 18:00 – Majk – Dynja.”- shkruan reperi krahas fotos së një globi të trishtuar.

Mezi po presim ta dëgjojmë sa më parë dhe jemi të bindur se secili do të gjeje veten në këtë projekt të ri kaq aktual!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!