Pasi Fero u bë pjesë e një sulmi kibernetik në Instagramin e tij, e njëjta gjë i ka ndodhur edhe reperit nga Tetova, S4MM, të cilit i kanë hakuar llogarinë tij zyrtare dhe i kanë publikuar bisedat me të fejuarën.

Lajmi është dhënë nga vetë reperi, pas publikimit të bisedave private me të fejuarën, Filiz Ismaili.

“E gjetëm kalin”, ka qenë mbishkrimi në një foto të shpërndarë në profilin me më pak se 347 mijë njerëz.

Videon me dy kuaj që duken sikur puthen ia ka dërguar vetë Filizi reperit në mesazhet private.

Reperit nga Tetova ia kanë fshirë të gjitha postimet dhe ai e ka humbur gjakftohtësinë duke kërcënuar hacker-in nga SnapChat!

Edhe pse Fero dhe S4MM njihen si rivalë dhe nuk ruajnë raporte të mira, mediat shkruajnë se prapa sulmeve të llogarive të tyre qëndron i njëjti person.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!