Moderatorja e emisionit sportiv “Ora e Sportit” Albana Bejko në një intervistë me Rudina Dembacaj ka treguar një eksperiencë disi të çuditshme në Amsterdam.
Ajo ka treguar se ka ardhur në jetë në kohën kur prindërit e saj kanë emigruar në Hollandë në vitet ’97. Dhe siç dihet që hàshashi në atë shtet është i legalizuar, edhe gazetarja e ka provuar dhe ka përjetuar efekte të ndryshme nga konsumimi i tij.
Albana ka treguar se në fillim ka qeshur, por përfundoi duke qàrë. Por më e “kéqja” nuk mbaron këtu, por që kur sheh të dashurin dhe kupton që nuk e donte.
“E kam provuar, në Amsterdam, ishte një kek me hàshash. Ishte një eksperiencë që nuk e kisha provuar kurrë. Ishim një grup shoqëror, e hëngrëm kekun dhe morëm ato varkat e Amsterdamit ku bëmë xhiro. Aty na u duk sikur nuk po na zinte, por efektin e dha pas nja gjysmë ore. Na zuri të gjithëve dhe secili u shpërnda në punën e vet. Unë e di që kam qeshur pafund diku tek 2 orët e para pastaj tek orët e tjera kam qàrë, për çdo gjë që nuk kisha qàrë ndonjëherë në jetë. Në atë kohë kisha një të dashur, e kisha përballë dhe nuk e di pse ndjeva sikur nuk e doja dhe qàva pafund. Por ishte efekti i hàshashit nuk ishte në realitet”, është shprehur ajo.
Ndërkohë ajo ka shtuar se nuk është ndarë në atë moment, por pas disa kohësh kur gjërat midis tyre ishin konsumuar mjaftueshëm.
“Pastaj u konsumua, pas shumë vitesh e dha prap efektin hàshashi”, përfundoi Albana Bejko.