Këngëtarja kosovare, Gjira Kajtazi, ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Në një prej ‘mini-intervistave” që realizon shpesh me ndjékësit, Gjira është pyetur edhe për marrëdhënien e saj me vjehrrën.

Ndryshe nga klishetë e zakonshme të prononcimit në publik, Gjira e ka rrëfyer të vërtetën pa dorashka.image

‘Vjehrra ime ka rritë 6 fmi (pesë qika e një djalë hasreti që e ka pasë për qejf) kështuqë tani që jam nanë vetë ja kuptoj dhìmbjen, frikën dhe dëshirën. Është një gjyshe shumë e dashur dhe e kujdesshme. Normalisht që nuk mundemi me qenë dakord për gjithqka e ka ndonjë herë vërejtje/këshillë po prapë e ka për të mirë dhe nuk na përzihet. Kjo mundet me ndodhë edhe me nanën time sepse dallon koha dhe synimet me jetën e prindërve tonë dhe kohën e sotme. E respektoj në cdo aspekt dhe e falënderoj që s’është dorëzu deri sa ma ka lind Alinë se s’di cka kisha bë pa të”, është shprehur këngëtarja. Kujtojmë se Gjira është nënë e një djali prej një viti.Një vit më parë Gjira Kajtazi u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi Maël, ndërsa tani ka treguar kuptimin e emrit të tij. Së fundi Gjira bashkëbisedoi me ndjékësit e vet në Instagram, ku njëri prej tyre e pyeti kuptimin e emrit të djalit të saj.

“Google i din të gjitha përndryshe Argjiro- princesha & Maëli princi”, ka shkruar ajo.

“Dhe ky është momenti që ndryshoi jetën tonë përgjithmonë… Mirë se vjen djali jonë Maël Ibrahimaj. Faleminderit që na zgjodhe ne si nënën dhe babain tënd. Mezi presim të njohim shpirtin tënd të guximshëm”, ka shkruar Gjira në postimin ku e konfirmoi lajmin se u bë nënë.

Ndlrsa një tjetër pyetje intereante ishte edhe se kur do ta bënin djalin synet?image

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!