Vetëm pak ditë më parë, aktorja Olta Gixhari konfirmoi lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

U mësua se Olta i ka kaluar tashmë javët e rrezìkut, mirëpo ende nuk është zbuluar gjinia e bebushit që pritet të vijë në jetë.

U desh konfirmimi i pritjes së ëmbël që aktorja të publikonte foton e parë me partnerin dhe të tregonte se shumë shpejt do të kemi edhe dasmë!Të gjithë u bëmë kuriozë të shohin ndryshimin e Oltës dhe barkun e rrumbullakosur teksa është në pritje të ëmbël të bebushit, ndaj aktorja na e plotësoi dëshirën.

Sot, Olta ka ndarë një foto ku shfaqet e veshur me një crop top, që i nxjerr në pah barkun e fryrë.

“Kush mund ta gjej ne cilin muaj te shtatzanise jam ? 🤗”- shkruan aktorja, të cilës duket se shtatzënia i ka dhënë një nur të veçantë.

Ajo ende nuk e ka treguar se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është, ndàj po presim ta mësojmë sa më shpejt.

Që prej fillimit të karantinës, Olta u zhvendos në Spanjë tek partneri i saj dhe i kaluan së bashku ditët e izolìmit në shtëpi.Olta Gixhari Kush mund ta gjej ne cilin muaj te shtatzanise jam ? 🤗 Photo by Olta Gixhari in Spain. Image may contain: 1 person, standing, tree and outdoor

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!