Futbollisti i njohur i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin çifti e ka pagëzuar me emrin Tian.

Ka qenë vetë futbollisti që e ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale, duke ndarë foto me partneren dhe bebushin në maternitet.

“Ëndërro gjëra të mëdha, djalë i vogël”- shkruan Miloti krahas postimit.

Qindra komente urimi janë drejtuar në foton e futbollistit në Instagram, ndërsa çifti duket në qiellin e shtatë nga lumturia.

Çifti u kurorëzua me martesë në shtator të vitit që lamë pas dhe pas dy muajsh dhanë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ditën e hënë Rashica luajti kundër Bayern Leverkusen për kampionat, ndërsa ditën e sotme ai e ka publikuar këtë gëzim bashkë me ndjekësit e tij. Partnerja e lojtarit Belkiz Kera solli në jetë djalin të cilën e quajtën Tian.

Në profilin e Rashicës shihen edhe komentet që i janë bërë nga Granit Xhaka dhe Valon Berisha të cilët e urojnë Milot Rashicën. Edhe klubi ku luan Milot Rashica, e ka uruar çiftin.Klubi gjerman gjithashtu ka pagëzuar Tianin me emrin “Raketa e Vogël”, pasi Miloti tashmë njihet me nofkën “Raketa”.

“Mirëseerdhe raketa e vogël. Urime Milotit dhe Belkizit” – ka shkruar faqja zyrtare e Werder Bremenit në ‘Instagram’.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!