Reperi i njohur Fero ka publikuar në Instagram listën e artistëve më të kërkuar në YouTube në vendin tonë për vitin 2018 dhe 2019-ën.

Përsa i përket vitit 2018, Fero pozicionohet në vendin e dytë tek lista e artistëve më të dëgjuar në këtë platformë, listë kjo e cila është publikuar vitin që lamë pas.

Shohim që Fero ia ka kaluar Taynës, Noizy-it, madje dhe Ledrit, i cili ky i fundit pozicionohet në vendin e 17-të.

Për 2018-ën, Fero ka mbledhur 83 pikë.

“Top search i shqiptarëve, jo i kinezve”, ka shkruar Fero tek fotoja që ka publikuar.

Por gjërat kanë ndryshuar një vit më vonë për reperin. Nga lista që është publikuar këtë vit, Fero klasifikohet në vendin e katërt dhe Tayna ia ka kaluar duke u pozicionuar në vendin e dytë si këngëtarja më e kërkuar në YouTube.

Në total Fero ka mbledhur 142 pikë dhe është shumë i lumtur, i cili këtë e ka shprehur në InstaStory.

Ndërkohë ai ka sqaruar ndjékësit që suksesin e tij e arriti pa bashkëpunime, pa suport, pa sponsora, po vetëm vetë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!