Jo më larg se dje, dikush i vodhi reperit Fero llogarinë e tij të Instagramit dhe po ndodhin veprime që atij me siguri nuk i pëlqejnë aspak.

Jo vetëm që i mori adresën, por personi në fjalë ka publikuar një foto të Feros në videocall, ndërsa krahas saj shkruante: “Hakeri ktu : a me ja kthy Feros Instagramin a me ja ùk kejt ?”, ndërsa kjo foto ka ngjallur reagime të shumta tek ndjekësit, të cilët i kërkojnë hacker-it t’i kthejë reperit Instagramin.

Por nga ky veprim kanë përfituar fansat e të dashurës së tij, Arbenitës për t’i shkruar.

Ka qenë modelja e njohur që ka postuar në InstaStory, mesazhin që i ka ardhur nga një adresë me emrin “Fero Feraj”, i cili pretendonte se ishte reperi dhe i shkruante: “Oj lochk, Une jom Fero. Se ma hackun ata @ferofera”

Arbenita e ka postuar mesazhin duke shkruajtur me ironi: “Askush: Vërtet askush: Shqiptarët në DM tim”.

Personi që i ka vjédhur Instagramin reperit të njohur, i ka ndryshuar edhe emrin në bio, ku tanimë mban togfjalëshin “Kali Gomar Dhe Magar”.

Gjithashtu, në InstaStory është publikuar një foto ku shkruhet:

“Kush po e don passwordin e këtij Instagram-i?”

Reperi i njohur Fero nuk ka reagur ende dhe nuk i dihet nëse ai do të ketë mundësi për të rimarrë mbrapsht llogarinë e tij në Instagram.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!