Në përgjigjet e ndjékësve, ajo bëri të ditur se shumë shpejt rikthehet në Kosovë dhe po punon për albumin e ri.

Një prej ndjékësve habiti kur i propozoi asaj martesë, duke i shkruar “A mund të martohemi?”. Përgjigja e këngëtares ishte e menjëhershme duke ia kthyer “Ku është unaza ime?”.

Pas ndarjes nga Lim Hoti vitin e kaluar, Baby G nuk është përfolur për ndonjë lidhje të re dashurie.

Një tjetër pyetje interesante ishte edhe se kur kishte rënë në dashuri për herë të parë. Baby-G u përgjigj me shumë diplomaci teksa theksoi se kishte rënë në dashuri për herë të parë në moshën 16-vjeçare me qenushin e saj Roxy.

Kujtojmë se “Rap Song” mban titullin projekti i fundit i Baby G, ndërsa tani fansat presin këngë të reja nga ajo.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!