Pas veprimit të paprecedent që bëri me shfaqjen e një videoje private të nënës së 15-vjeçarit që u dhùnua nga polícia, për të justifikuar veprimin e vartësve të tij, kryepolíci Ardi Veliu ka reaguar sërish.
Në një deklaratë zyrtare, Ardi Veliu shprehet se e gjithë deklarata e tij u kéqkuptua, por vijon të ngùlmojë me faktin që ishte një ilustrim i idesë që faji nuk është vetëm i polícisë së shtetit.
Sikur të kishte të gjithë të drejtën e botës për të publikuar një video private dhe për ta tjetërsuar atë, Veliu thotë se po tregonte kontekstin e situatës. Nuk e dimë se çfarë lidhje kishte kjo video e marrë nga profili i Zaida Çobos, për të treguar konteksin në të cilin ndodhi dhùna ndaj adoleshentit, por Veliu thotë se është keqkuptuar.
Ai së pari duhet t’i kishte kërkuar ndjesë nënës së 15-vjeçarit që e fyeu réndë kur i përmendi kulturën e familjes, por as këtë nuk e bëri.
Në një mbledhje virtuale të Komisionit të Sigurisë ai shfaqi një video të nënës së djalit, në vend që të kërkonte ndjésë për sjelljen e efektivëve, duke thënë shprehimisht: “Shikoni nga çfarë familje vjen ky fëmijë!”
Për këtë, nëna e 15-vjeçarit, Zaida Çobo, ish-banore e Big Brother, e cila ka qenë duke xhiruar një film në momentin që shfaqet me àrmë në video, tha për ABC News, se do të depozitonte një padi në prokurori për drejtorin e Përgjithshëm të Polícisë.
Deklaratë e Drejtorit të Përgjithshëm të Polícisë së Shtetit Ardi Veliu:
Jam i kéqardhur që Polícia e Shtetit bëhet rregullisht shénjestra e atyre që kurrë nuk e thanë një fjalë motivuese për të dhe sot përsëri e njëjta gjë. Ndërkohë që ne jemi organizata më rigoroze në godítjen e fenomeneve brenda vetes, mjafton që një punonjës i ynë të bëjë një gabim dhe megjithëse ndéshkohet në radhë të parë prej nesh, prapëseprapë godítja vijon ndaj Polícisë së Shtetit.
Sot unë jam vënë personalisht në shénjestër dhe më vjen keq për déformimin që po i bëhet realitetit të ngjarjes për të cilën fola dhe vetë qasjes sime ndaj saj.
Së pari, fjala ime nuk mund të nxírret nga konteksti siç po bëhet. Së dyti, kam bërë një ilustrim të idesë se nuk mundet të fajësohet gjithnjë e vetëm punonjësi i Polícisë duke u kapur pas një fotoje të rastit, pa konsideruar tërë kontekstin e një situate.
Së treti, kam sqaruar se punonjësi në fjalë është pezulluar dhe ka nisur hetimi disiplinor dhe penal për të. Së katërti, unë po komunikoja hapur me deputetët, një shqetësim që është i mbarë punonjësve tanë, për demonizimin që i bëhet figurës së Policit të Shtetit dhe nuk doja të thosha më shumë se kaq.
Por në fund dëshiroj t’u them të gjithë atyre që po e gjykojnë me ngut këtë “krim” të radhës, se nëse nuk kam arritur dot ta sqaroj si duhet atë çka kisha qëllim, kjo nuk mjafton për të më gjykuar me qëllim. Këtë detyrë e kam mbajtur dhe do ta mbaj deri në fund me nder dhe puna ka folur e do të flasë për mua dhe Policinë e Shtetit më mirë se sa fjalët tona.
Ndjesë nëse kam krijuar një keqkuptim me komentin tim dhe besoj se kushdo që do të gjykojë pa paramendim dhe pa e menduar edhe këtë si rastin e radhës për të baltosur Policinë e Shtetit, do të gjejë arsye për ta pranuar ndjesën time.