Erik Lloshi ka folur për martesën e tij dhe planet për t’u bërë baba, që me sa duket do të vonojnë pak.

Këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Glamour”, ku tregoi se është shumë i lumtur me bashkëshorten që ka në krahë dhe se Romina e duron shumë atë.

“Jam shumë i lumtur. Jam shumë i lumtur me bashkëshorten që kam në krahë. Është një person që më duron shumë, duron pjesën e karakterit tim që jam shumë lunatik. Jo i çmendur, por më lëviz humori brenda orës, kështu jemi ne artistët, unë kështu e specifikoj veten time. Luhatem shumë shpejt nga pjesa emocionale”.After the wedding, Erik Lloshi tells how he met his wife: It took ...

Por kur e kuptoi që Romina që ishte e duhura? Rolin më të madh në marrëdhënien e tyre e luajti motra e Erikut e cila punon në bankë me partneren e tij prej vitesh. Eriku u shpreh se nuk beson në dashuri me shikim të parë, por në vendosmëri me shikim të parë. Ai nuk e njeh veten për romantik, pasi edhe propozimet i ka bërë shumë spontanisht, duke pirë kafe.

“E gjithë pjesa e fejesës dhe martesës sime ka qenë shumë spontane, thjesht duke ulur dhe biseduar me njëri-tjetrin dhe unë i thashë a do të fejohemi, me tha po dhe në martesë e njëjta gjë, një gjë shumë e thjeshtë. Të dyja propozimet edhe për fejesë dhe për martesë kanë qenë shumë të bukura se kanë qenë të papritura, duke pirë një kafe.Erik Lloshi i jep fund beqarisë; dasmë këtë të shtunë! – Revista Bordo

Prezantimi me të shtëpisë ka qenë që në muajin e dytë. Romina ka qenë në një vend pune me motrën time, dhe njiheshin prej vitesh. Në momentin kur shkova në zyrë e pashë e vendosa, kjo do të bëhet nusja ime.

Nuk ka dashuri me shikim të parë, por vendosmëri me shikim të parë, unë zakonisht gjërat që dua i arrij. Më pëlqeu si individ dhe nga përshkrimi që më bëri motra, mendova se kjo do jetë njeri pozitiv dhe doli ashtu”.

Sa i përket faktit të të bërit baba, këngëtari u shpreh se nuk ka asnjë plan për momentin, por nëse vjen një bebush është i mirëpritur.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!