Sot, vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee, feston ditëlindjen e saj të pestë.

Që në orët e para të mëngjesit, Roberti preku zemrat e të gjithëve me urimin më të ëmbël të ditëlindjes për Renee, krahas një videoje ku luante në piano këngën e ditëlindjes.

Kjo është ditëlindja e parë e të voglës me prindërit e ndarë, mirëpo ata janë kujdesur që Renee ta mbajë mend gjtë këtë ditë duke e bërë tepër të lumtur.

Çifti i ka organizuar një festë speciale të voglës në kopshtin e shtëpisë, pranë pishinës, ndërsa kanë publikuar pamjet në rrjete sociale.

Nora dhe Roberti kanë ftuar disa të afërm dhe miq, si dhe shokë dhe shoqe të Renee-s e cila duket se po argëtohet pa masë.

Dyshja i ka dhuruar 5-vjeçares një makinë me bateri të tipit “Range Rover”, të cilën Renee duket se e ka dashuruar.

Ajo shfaqet në video duke i dhënë makinës, teksa shëtit edhe mikeshën e saj në vendin e pasagjerit.  Shumë urime Renee!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!