Xhemi Shehu është një nga figurat më të dashura të ekranit shqiptar.

Prej vitesh ajo i ka qëndruar besnike “Top Channel-it”, dhe në këtë ekran ka prezantuar disa emisione.

“E diell” ka qenë emisioni që i dha më shumë famë, pasi prezantonte edhe krah Adi Krastës.

Për disa sezone ajo qëndroi si imazhi i parë i emisionit dhe me siguri e mbani mend look-un e saj.

Ndryshe nga si jemi mësuar ta shohim tani, Xhemi në atë periudhë kishte flokë të errët dhe i pëlqente që t’i mbante me onde.

Së fundmi moderatorja ka kujtuar këtë periudhë të jetës së saj duke publikuar një foto në Instastory.NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve

Në këtë foto ajo shfaqet krah Adi Krastës dhe me një veshje moderne për atë kohë.

“Kohë të arta”, shkruan Xhemi krah fotos.

Tashmë, Xhemi prezanton spektaklin e njohur të humorit “Portokalli” dhe shpesh provon veten edhe në aktrim.As nuk na shkoi në mendje: Xhemi na paska gënjyer të gjithëve

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!