Ditën e shtunë u riktheu programi “Dua të të bëj të lumtur” me Arbana Osmanin me një surprizë dedikuar mjekut Pëllumb Pipero.

Nëpërmjet ftesës që i bëri, Arbana e ka falenderuar për gjithçka që ai po bën në këtë periudhë të vështirë.

Ndërkohë surprizat nuk ndalen këtu, por këtë herë për moderatoren e famshme.Pas suprizës që i bëri në emision, Pëllumb Pi - Syri | Lajmi i fundit

Për t’i kthyer surprizën mbrapsht, Pëllumb Pipero ka surprizuar Arbanën sot duke i dërguar një buqetë me lule tek zyra e saj.

“Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero”, kishte shkruar ai tek pusulla e luleve.

Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke e falenderuar publikisht atë.

“Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë”, dëgjohet që thotë Arbana. Pëllumb Pipero i bën surprizën emocionuese Arbana Osmanit (Foto ...

Mjeku Pipero, muajt e fundit, është kthyer në një pikë referimi për shumë qytetarë për shkak të daljeve të tij në media, ku edhe ka folur për pandeminë.

Në emision ditën e shtunë ai ndau me të gjithë publikun historinë e vështirë të jetës së tij. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re.

Për t’u ardhur në ndihmë familjes së tij,Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!