Ditën e sotme, Dafina Zeqiri dogji rrjetin me këngën e saj të re të titulluar “A je pendu”, fiks një javë pas ndarjes nga Dj Geek.

Teksti i këngës flet për një dashuri të hùmbur dhe të gjithë mendojnë se kënga i dedikohet ish-partnerit, Dj Geek.

Vetë këngëtarja nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këngën që jemi të bindur se do të kthehet në hitin e karantinës.Gazeta Metro – Iu hodh në qafë të dashurit të shoqes së ngushtë ...

Mirëpo, jeni kuriozë të dini ç’mendon Dj Geek për projektin që të gjithë dyshojnë se i dedikohet atij?

Ai vetë ka ndarë këngën e ish-partneres në llogarinë e tij në Instagram, duke i ftuar të gjithë ta dëgjojnë. Madje, ai shkruan se ata që e dëgjojnë, s’kanë për t’u penduar!

Kështu, Dj Geek ka treguar se ende vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, ndërsa rikujtojmë se muzika ishte arsyeja e ndarjes së tyre.

Këngëtarja vendosi se puna dhe ekipi ishin më të rëndësishme sesa lidhja, ndaj dyshja vendosi t’i japë fund kaq herët.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.”- u shpreh Dafina.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!