Të gjithë e dimë sa shumë i pëlqen këngëtares Dafina Zeqiri të luajë me look-un e saj.

Pasi la për njëfarë kohe të rriten flokët e saj natyralë, këngëtarja vuri extensions dhe e mbushi kokën me gërsheta, look i cili u kthye në trendin e karantinës.

Mirëpo, kjo pamje s’mund të zgjaste më shumë pasi Dafina ka pasur të tjera “tundime” për flokët e saj.Dafina Zeqiri fights for the land, shows the land to those who ...

Sot, ajo ka ndarë në InstaStory një video ku shfaqet me një look të ri. Këngëtarja ka filmuar veten me flokët e gjatë në ngjyrë gështenjë të errët dhe me baluke.

Madje, Dafina ka vendosur lente në ngjyrë blu duke krijuar një personazh të ri.

Nuk e dimë nëse këtë look do ta përdorë për ndonjë videoklip të ri, mirëpo duket se këngëtarja po e shijon në maksimum pamjen e sotme. Të shohim me ç’pamje do të zgjohet nesër!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!