Gjatë ditës së djeshme, Majk njoftoi se e kishte gati një projekt të ri, i cili i dedikohej ditëve të vështira që të gjithë po kalojmë.

Izolimi në shtëpi e frymëzoi reperin t’i kushtojë një këngë kësaj situate dhe secili prej nesh ka për të gjetur veten në këtë projekt.

“I motivuar nga karantina e kom bo nje këngë kto dite qe po e lansoj NESER per ju … ora 18:00 – Majk – Dynja.”- shkruante reperi krahas postimit ku njoftonte për këngën e tij të re.Majk

Pak minuta më parë, “Dynja” është lançuar në Youtube dhe kënga na bëri për vete sapo e dëgjuam për herë të parë.

Ky projekt nuk mund të përshkruante më mirë ditët e vështira që po jetojmë dhe humanizmin e munguar të njerëzve, të cilët çdo ditë e më shumë luftojnë për pushtet e para dhe humbasin vlerat e tyre morale.

“Parja o përmi moralin e karakterin, e kur vjen puna te interesi, shndërrohem edhe në kafshë, që gjithçka para vetes shkelim. N’realitet kafsha më e madhe koka njeri!”- janë disa prej vargjeve të këngës. Për më tepër, hidhini një sy vetë:

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!