Shkon në 880 numri i personave të prékur me koronavirus në vend. Për të tretën ditë me radhë raportohen 4 raste të reja në 24 orë. Dy janë në Berat dhe dy në Tiranë.

Ndërkohë vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore. Sipas ISHP, 78% e të prékurve janë shëruar.

Dr. Flutra Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha sot se situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.Shkon në 880 numri i të prekurve me koronavirus në vend, edhe sot ...

Në 24 orët të fundit janë testuar 246 qytetarë të dyshuar si të prékur me Covid-19. Vijon pozitiviteti i ulët nën 2%, në raport me testimet ditore.

Në 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 në Berat dhe 2 në Tiranë, mes të cilave një grua shtatzanë. Ndërsa të shëruar janë 6 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 880 qytetarë, 78 % e të cilëve janë shëruar.

Në të gjithë vendin aktualisht janë 161 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër.

Situata në spìtale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spìtalet COVID janë të shtruar 21 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive. Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11578 testime, nga të cilat, 11,048 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike.

Pavarësisht situatës së përmirësuar, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thekson se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sémundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ànkthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (13 Maj 2020)/ Testime të kryera- 11578/ Raste pozitive – 876// Raste të shëruara – 682/ Raste Aktive – 163/ Hùmbje jete – 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!