Është rritur me 17 numri i rasteve të reja me koronavìrus në vendin tonë. Nga rastet e reja janë identifikuar 9 në Tiranë, 5 në Krujë dhe 3 në Kamëz në një vatër familjare.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se, 11 të prékur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prékur po vijon hetimi epidemiologjik në terren.
Të shtruar në spital janë 38 pacientë, nga të cilët 8 janë në terapi intensive. Në 24 orët e fundit nuk janë regjistruar të shëruar, por në total 70% e atyre që janë inféktuar e kanë fituar bétejën. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19.
Situata në mbarë botën!
Rreth 251.059 njerëz në mbarë botën kanë vdékur nga COVID-19, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins. Numri i rasteve të konfirmuara tejkalon shifrën 3.5 milionë, ndërsa gati 1.2 milionë njerëz janë shëruar.
Televizioni shtetëror i Kinës CCTV sùlmoi sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo mbi komentet e tij për origjinën e koronavìrusit duke i quajtur ato “të çméndura dhe evazive”.
Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit kanë dyfishuar parashikimin e tyre për vdékjet në SHBA, pasi masat e izòlimit janë lehtësuar. Vlerësimet e rishikuara pasojnë një raport të New York Times bazuar në dokumente qeveritare që thonë se vendi mund të arrijë deri në 3,000 vdékje nga koronavìrusi në ditë, deri më 1 qershor.
Zelanda e Re raportoi 0 raste të reja me koronavìrus për të dytën ditë radhazi, një javë pasi u hoqën masat shtrënguese duke nisur hapjen e vendit.
Më shumë se 30,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar kanë vdékur nga COVID-19, numri më i lartë zyrtar i raportuar në Evropë, sipas të dhënave të publikuara.
Përfshirë vdékjet në Skoci dhe Irlandën Veriore, bilanci tejkalon shifrën 30,000. Kjo është më shumë se Italia, megjithëse regjistrimi i vdékjeve atje ka qenë i ndryshëm.
Italia është në mesin e vendeve në Evropë dhe në mbarë botën që filloi lehtësimin e masave të izòlimit të vendosura për të frenuar përhapjen e koronavìrusit.
Numri i rasteve të reja me koronavìrus në Rusi është rritur me 10,102 gjatë 24 orëve të fundit, krahasuar me 10.581 një ditë më parë. Vendi gjithashtu raportoi 95 vdékje të reja nga COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdékjeve në Rusi në 1.451.